Dita e Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola zbarkon na Casa Milan

schedule12:20 - 16 Prill, 2021

schedule 12:20 - 16 Prill, 2021

Zlatan Ibrahimovic mund të nënshkruajë sot kontratën e re me Milanin. Sulmuesi suedez ka rëën dakord për kushtet e marrëveshjes dhe prej ditësh është raportuar se palët do të vijojnë bashkëpunimin.

Tani është koha e formaliteteve dhe sipas Gazzetta dello Sport pritet që të vijë firma. Mino Raiola, menaxheri i tij, do të jetë sot në Casa Milan dhe do të flasë me drejtuesit e Milanit. Për Ibrën kushtet e  kontratës mbeten të njëjta dhe pritet të përfitojë 7 milion euro në sezon.

17 gola në 25 ndeshje ka shënuar këtë sezon Ibra në të gjitha kompeticionet dhe te Milani nuk i druhen moshës së sulmuesit suedez, i cili është një element shumë i rëndësishëm edhe në dhomat e zhveshjes. /abcnews.al