Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Dita e Verës në Elbasan/ Një sërë aktivitetesh për çdo grupmoshë, Llatja: Qyteti arrin kulmin e ekonomisë

schedule11:22 - 14 Mars, 2026

schedule 11:22 - 14 Mars, 2026

Rrugët e Elbasanit janë të mbushura përplot me njerëz me rastin e Ditës së Verës, duke u shndërruar në qendrën kryesore të festimeve, aktiviteteve kulturore dhe panaireve tradicionale. Festa po zhvillohet me një program të pasur për çdo grupmoshë, ku koncerte, aktivitete gjithëpërfshirëse dhe panairi i ballokumeve po tërheqin mijëra vizitorë.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, thekson se aktivitetet nuk janë të kufizuara vetëm në një ditë, por vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me koncerte dhe panaire të ndryshme, duke sjellë një ndikim të ndjeshëm në ekonominë e qytetit.

Sipas tij, hotelet dhe restorantet janë të mbushura plot, ndërsa fluksi i vizitorëve ka arritur kulmin gjatë kësaj jave, duke e kthyer Elbasanin në një destinacion të preferuar festash dhe tradite.



“Jo vetëm sot, po edhe nesër do të kemi shumë aktivitete. Nesër dhe ditën e hënë dhe në vazhdim do  të kemi koncerte dhe panaire, të ndryshme. E gjithë vëmendja ka qenë te panairi i ballokumeve. Kjo festë ka ndikuar shumë në ekonominë e qytetit, ku kulmin arrin gjatë kësaj jave. Të gjitha hotelet, restorantet janë të zëna.

Ka shumë vizitorë që kanë zgjedhur Elbasanin, jo vetëm qytetin, por edhe periferitë. Aktivitetet e mëdha i kemi nisur që në datën 12, për të vazhduar në datën 13 dhe 14 ku e gjithë paraditja është gjithëpërfshirëse, gjatë pasdites me koncerte ku fokusi më i madh është te të rinjtë. Duke vazhduar nesër më këngë shqiptare, popullore. Çdo grupmoshë e gjen veten në aktivitet e organizuara”, tha Llatja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!