Dita e Verës/ Kryebashkiaku Veliaj: Njerëzit, kartolina më e bukur e Tiranës. Qyteti është pjekur, ne tashmë jemi evropianë

schedule13:43 - 14 Mars, 2024

schedule 13:43 - 14 Mars, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se kryeqyteti ka pasur një sërë aktivitetesh për festën e Ditës së Verës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Veliaj u shpreh se Tirana është pjekur dhe se njerëzit janë kartolina më e bukur e qytetit.

Sipas Veliajt, tashmë qytetarët shqiptarë janë evropianë me sjelljen e tyre.

“Sot e kam nisur ditën me një skuadër prej 17 gazetarësh nga vende të ndryshme të Evropës. Sigurisht që koiçidenca me Ditën e Verës ishte një koiçidencë shumë e bukur. Më bëri të ndihem krenar për faktin që qyteti është pjekur. Është rritur shumë edhe mentaliteti i njerëzve. Fakti që ti mund të bësh maratonë në Tiranë dhe ne do të bashkëpunojmë për këtë ditë, mund të bëjmë ditë pa makina, mund të bëjmë ditë vere, qytetarët sillen si qytetarët më të mirë që mund të ketë sot Bashkimi Evropian, më bën të ndihem krenar për faktin që ne tashmë jemi evropianë, është vetëm çështje kohe sa të bëjmë letrat, si ajo puna, ne shtëpinë e kemi, sa të bëjmë letrat e legalizimit. Besoj shumë fort që kartolina më e bukur e Tiranës janë njerëzit. Asetet shkojnë e vijnë. Njerëzit janë pasuria më e madhe. Vitin tjetër do të jemi kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, këto aktivitete bëhen për të sjellë biznes, reputacion, për të rritur vlerën e pronës, që ky zhvillim ekonomik të shpërndahet te të gjithë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!