Festimeve për Ditën e Verës në Elbasan i është bashkuar edhe kryebashkiaku Gledian Llatja. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News, Llatja tha se festimet për këtë ditë kanë nisur më herët për të kulmuar me atmosferën sot.
“Vijojmë me festimet, kemi ende kohë, festa vijon në Elbasan. E nisën në fakt me herët me festimet, më datë 10 me Sofrën e Elbasanit. Kulmuam mbrëmë me një super aktivitete në shesh, hotelet kanë qenë plot. Kemi patur plot aktivitete dje, por edhe sot do të vijojmë gjatë gjithë ditës. Elbasanllinjtë e festojnë drekën në familje, në të gjitha zonat ka patur fluks qytetarësh.
Edhe vetë disa e verës simbolizon lidhjen me natyrën, ndaj edhe ullishtet e Elbasanit, janë mbushur me familjarë në piknik.
Kemi patur pengesë për shkak të pandemisë, ndaj jemi rikthyer me energji të reja, kemi ndarë aktivitetet në disa ditë. Kemi patur më shumë atmosferë.
Aktivitet kanë qenë gjithë përfshirëse. Sot për herë të parë nxorën recetën në publik. Disa amvisa të tjera, i kishim sot në shesh, për të treguar edhe historitë personale. Një risi që u mirë prit nga të gjithë” u shpreh Llatja për ABC News./abcnews.al