Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Dita e Verës, atmosferë festive në Elbasan/ Mijëra qytetarë mbushin rrugët e qytetit (Pamje me dron)

schedule11:27 - 14 Mars, 2026

schedule 11:27 - 14 Mars, 2026

Elbasani është zgjuar sot nën ritmin e festës më të dashur të pranverës. Pamjet me dron të siguruara nga ABC News tregojnë një qytet plot gjallëri, ku mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet dhe rrugët për të festuar Ditën e Verës, duke e kthyer Elbasanin në epiqendrën e atmosferës festive në mbarë vendin.

Nga koncertet dhe aktivitetet kulturore deri te panairi tradicional i ballokumeve, qyteti po përjeton një program të pasur që përfshin çdo grupmoshë, ndërsa vizitorë të shumtë janë bërë pjesë e kësaj tradite që simbolizon gëzim, bashkim dhe fillimin e stinës së re.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!