Erhun Obanor feston sot ditëlindjen dhe ka marrë urime të shumta, duke nisur nga klubi i Kukësit publikisht dhe më pas te mesazhet e shumta nga shokët, miqtë dhe të afërmit.
Nigeriani shoqërohet shpesh me Emiljano Mustën, me të cilin ka një raport shumë të mirë dhe mbrojtësi nga Elbasani e ka uruar në rrjetet sociale qendërmbrojtësin.
Një shaka në lidhje me moshën, që te afrikanët shpesh është e ulur. “Nuk e di sa vjeç je realisht, por zyrtarisht 25. Urime ditëlindjen vëlla”, shkruan me shaka Musta, duke e shoqëruar edhe me disa “emoji”. /abcnews.al