Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar angazhimin dhe arritjet e vajzave të reja në fushën e dijes dhe inovacionit.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, Rama ka sjellë si shembull frymëzues nxënëset e gjimnazit “Dhaskal Todri”, të cilat po përgatiten për Festivalin e Shkencës – një nismë që zhvillohet për herë të parë në shkollat shqiptare.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo iniciativë mbështetet nga një tjetër grua e suksesshme, e angazhuar në kërkimin dhe prodhimin e produkteve medicinale dhe kozmetike bio-organike, duke e cilësuar si një model pozitiv për brezin e ri.


