Në ditën e të sëmurëve, nga Shkodra vjen një apel për mjekët. Arqipeshkvi Anxhelo Masafra, në meshën e kësaj dite, u bëri thirrje mjekëve që të mos largohen nga vendi.
“Në spitalet tona duhet të kemi më shumë zemër dhe bëj thirrje që mjekët të mos largohen nga Shqipëria, mos mendojnë vetëm për para. Nëse largohen mjekët këtu kush mbetet për të na kururar. Nuk është e drejtë. Kemi festuar vitin e Skënderbeut ai ka luftuar deri në vdekje dhe sot lëmë ata të vdesim për të qenë më rehat”. /abcnews.al