Besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin, ditëlindjen e Imam Aliut. Për bektashinjtë 22 marsi shënon fillimin e vitit të ri. Sulltan Novruzi është një dite e re që simbilizon shpresën për një të ardhme më të mirë.
Në kryegjyshatën që hapi dyert për t’i pritur në këtë ditë të rëndësishme, besimtarët ndezën qirinj dhe kryen të gjitha ritualet, sipas traditës.
Lutjet shkojnë për paqe dhe mirësi në familjet dhe të afërmit e tyre.
Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj uroi të gjithë besimtarët. Në mesazhin e tij, kreu i bektashinjve kërkoi më shumë dashuri dhe reflektim.
Pasi luten dhe marrin bekime nga kryegjyshi botëror, besimtarët mblidhen dhe festojnë në shtëpitë e tyre.
Sultan Novruzi festohet prej 3 mijë vjetësh dhe nderohet profeti Imam Aliu. Sipas kalendarit persian 22 marsi është dita e parë e vitit dhe simbolizon ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Prej vitit 1996 Sulltan Novruzi është një festë zyrtare në Shqipëri.