Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dita e shqiptarëve”, Meta për “ABC”: Jam në kontakt me trupin diplomatik

schedule09:03 - 25 Prill, 2021

schedule 09:03 - 25 Prill, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për ABC i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë të lirë.

“Sot të gjithë janë të barabartë, nga presidenti deri tek shqiptari më i thjeshtë. Sot duhet të kuptojnë se fuqia është e qytetarëve”, tha Meta.

Ai gjithashtu tha se është në kontakt të vazhdueshme me trupin diplomatik.

 “Mezi presin që Shqipëria t’i tregojë mbarë botës që ka një popull evropian”, theksoi Meta.

Sa i përket mesazheve të tij shpeshherë të ashpra tha se kanë qenë për kriminelët, ndërsa shtoi se kam qenë jam dhe do të jem gjithmonë me kushtetutën dhe popullin e Shqipërisë”, tha më tej Meta.

Ai gjithashtu tregon se kur votoi bëri shenjën e fitores, ndërsa tha se kjo është shenja e fitores të cilët e ka bërë që nga dy marsi.

“Sot do të jem kudo online”, përfundoi presidenti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!