Dita e Shën Terezës/ Nobelistja shqiptare u shenjtërua 8 vjet më parë

schedule15:30 - 5 Shtator, 2024

schedule 15:30 - 5 Shtator, 2024

“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Jezusit”. Me këtë përshkrim e identifikonte veten e saj, Shën Tereza. Këtë 5 shtator bëhen 8 vite nga shpallja e saj shenjtore. Bamirësja dhe humanistja shqiptare, që ia kushtoi jetën të varfëve  përkujtohet sot si shenjtore për shembullin dhe kontributin e saj që i la njerëzimit”.

Në këtë ditë të shenjtë, Kisha Katolike Shqiptare nderon figurën madhështore të bamirëses.

Mesazhet qe Shën Tereza dha në misionin e saj mbeten aktuale në çdo kohë dhe do të frymëzojnë gjithnjë botën.

Ne mund të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe, shprehej Shën Tereza dhe në këtë ditë të rëndësishme me qëllim sensibilizimin, ambasada hungareze në Tiranë ftoi qytetarët të dhurojnë gjak për të ndihmuar ata që kanë nevojë, sikurse bënte nënë Tereza.

“Zgjodha të jap gjak në këtë ditë të shenjtë. Mesazhi im është që të gjithë të dhurojnë gjak për ata që kanë nevojë”.

Ndërsa në Shkodër, shtëpia ku jetuan prej pesë vitesh familja e Shën Terezës në këtë 5 shtatot ishte e mbyllur.

Figurën e shenjtores shqiptare e përkujtuan edhe krerët e shtetit për veprën e madhe që ajo i la të gjithë njerëzimit. Bijën shqiptare, mësimet e së cilës mbeten frymëzim, shkruan presidenti Bajram Begaj, ndërsa kryeministri Edi Rama, e cilëson si gruan e paqes në botë. Ambasada amerikane në Tiranë kujtoi po ashtu në këtë 5 shtator Shën Terezën, me shprehjen e madhe të shenjtores shqiptare: “Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime”.

Nënë Tereza u shpall shenjtore në vitin 2016 nga Papa Frencesku. Ati i shenjtë njohu mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve. Shenjtërimi erdhi pasu murgesha ‘u lumturua’ në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!