Dita e Rinisë, ambasada amerikane kujton protestat e Dhjetorit: Qëndrojmë me krenari krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

schedule12:36 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 12:36 - 8 Dhjetor, 2023

Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë, që solli rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada nënvizon se SHBA-të qëndrojnë krenar pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sot, ne kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë të cilët ishin nismëtarë të protestave që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë më 8 dhjetor 1990. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend “si e gjithë Europa” dhe ne jemi me krenari krah jush sot, teksa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. #DitaKombëtareeRinisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

/abcnews.al