Dita e punëtorëve/ Tiranë, 1 Maji dita e punës, protestës dhe festës

schedule15:11 - 1 Maj, 2024

schedule 15:11 - 1 Maj, 2024

1 Maji shënon ditën ndërkombetare të punëtoreve. Në këtë ditë punëtoret në të gjithë botën kërkojnë të drejtat dhe kushte më të mira në punë. Në Shqipëri 1 maji është ditë zyrtare pushimi dhe koncepti i saj ndahet mes festës dhe më pak protestë.

Tirana ishte këtë të mërkurë e qetë, me më pak lëvizje. Ditë pushimi zyrtar, e njohur si dita e punëtorëve, por megjithatë shumë njerëz sidomos në sektor privat apo të vetëpunësuar, vazhdojnë siç ditë aktivitetin e tyre normal të punës

Ndërsa të tjerë, kryesisht të punësuar në sektorin shteteror, për të cilët 1 maji është ditë zyrtare pushimi zgjodhën ta kalonin me shëtitje, çlodhje dhe argëtim me miq dhe të afërm.

“Janë fëmijët pushim, po i nxjerrim. Pasdite do dalim me familjen”.

“Po dalin nga liqeni”.

“Në fakt është ditë protestë, por duke qenë se protesta nuk bëhen ne po dalim”.

Në ditën që lidhet ngushtë me protestat dhe kërkesat për të drejtat e munguara në punë, disa grupe punëtorësh manifestuan në bulevardin qëndror para zyrave të qeverisë.

Pothuajse në të gjithë botën dita e 1 majit synon të kujtojë lëvizjet sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat dhe kushtet e punës. Kjo date e ka zanafillën tek protestat e përgjakshme të mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos, më 1 maj 1866, ne te cilat ata kërkonin të drejtat e tyre në punë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!