Dita e punëtorëve, Rama ka një mesazh për të gjithë ata që bënë realitet projektin e rindërtimit

schedule08:50 - 1 Maj, 2022

schedule 08:50 - 1 Maj, 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar me rastin e 1 Majit të gjithë punëtorët që bënë realitet projektin e rindërtimit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Rama shkruan se falë njerëzve që punuan për projektin e rindërtimit u rikthye buzëqeshja te familjet e prekura.

“Mirëmëngjes dhe me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t’u kthenim dot buzëqeshjet familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë,” shkruan Rama në Facebook.

Lexo edhe:Dita Ndërkombëtare e Punës, historia dhe domethënia e 1 Majit

1 Maji, i quajtur gjithashtu Dita e Punëtorëve ose Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është ditë përkujtimi i luftrave historike dhe fitimeve të bëra nga punëtorët dhe lëvizja e punës. Kjo festë shënohet me një festë publike në mbi 80 vende.

Festimet e para të 1 Majit u zhvilluan në 1 maj 1890 pas shpalljes së tij nga kongresi i parë ndërkombëtar i partive socialiste në Europë në 14 korrik 1889 në Paris, Francë, për të kushtuar 1 majin e çdo viti si “Dita e Punëtorëve të Unitetit Ndërkombëtar dhe Solidariteti”.

Data u zgjodh për shkak të ngjarjeve në anën tjetër të Atlantikut. Në 1884 Federata Amerikane e Tregtisë së Organizuar dhe Sindikatave të Punës kërkoi një ditë pune tetë orëshe, për të hyrë në fuqi që nga 1 maj 1886.

Kjo rezultoi në grevë të përgjithshme dhe trazira të Haymarket (në Çikago) të 1886, por përfundimisht edhe në sanksionin zyrtar të ditës së punës tetë orëshe./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!