Këtë të premte nis dita e pestë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Deri më tani kanë folur Prokuroria, mbrojtësit e viktimave, si dhe avokatët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Radha sot është për avokatët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


