Dita e pestë e protestave në rrethe, fermerët e Devollit: Kemi falimentuar

schedule10:52 - 13 Mars, 2022

schedule 10:52 - 13 Mars, 2022

Qytetarët dhe shoqëria civile kanë dalë në ditën e 5 të protestave kundër rritjes së çmimeve në rrethe. Në Devoll të parët që kanë dalë kanë qenë fermerët. Ata janë grumbulluar në hyrje të qytetit përballë drejtorisë së Bujqësisë. Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore, ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore si dhe uljen e çmimit të plehrave kimike.

Protestat tona janë të qarta nuk është dita e parë është dita e shumtë. Me ato përgjigje që po jep Rama nuk është zgjidhje. Është gënjeshtër e mashtrim. Nafta është kryesorja. Është gërma A e jona që ne pa të s’e mësojmë dot atë ligjin që venë ata. Ne kemi falimentuar. Ne i mbollëm tokat dhe s’i shërbejmë dot tani. Do shkojmë t’i korrim dhe si ti hedhësh dhe ta shesësh atë prodhim”, tha një fermer.

Ashtu si ditët e mëparshme edhe sot në Kukës e Korçë qytetarët kanë dalë duke përcjellë mesazhe me pankarta në duar.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale pro edhe deklaratave të organizatorëve në ditën e djeshme, tubimi në Tiranë do të fillojnë ditën e sotme në orën 11:00 në qendër të kryeqytetit për të vijuar më pas drejt kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve është vendosja nën kontroll e çmimeve dhe nisja e hetimeve për operatorët që mund të kenë abuzuar me qëllim përfitimi nga situata e krijuar nga situata në Ukrainë.

12:18-Protestuesi i përgjigjet Ramës: S’jemi të Shtëpisë së Lirisë por të shtëpisë së fëmijës

Ne pankarta në duar, qytetarët dhe fëmijët në Kukës kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve. Një prej tyre i përgjigjet kryeministrit Edi Rama i cili i quajti protestuesit një pakicë, ndërsa tha se janë simptaizantë të “Shtëpisë së Lirisë”.

E kemi dëgjuar shpesh të thonë se ne jemi të shtëpisë së lirisë. Ne nuk jemi të shtëpisë së lirisë por të shtëpisë së fëmijës. Kemi fëmijë në shtëpi. Duam të na ulë taksat  duam të na shërbejë. Nuk është bërë kryeministër me na shërbyer”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!