Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë.
Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shpreh urimet Presidenti Donald Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, presidenti Begaj pohon se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta.
I am honored to convey President Trump’s greetings to Albanians on Independence Day.
Thank you, USA, and thank you @POTUS Donald J. Trump for the warm and positive messages on this important day.
Albania remains committed to working with the United States on our shared…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 28, 2025
“Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë. Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria ka qëndruar gjithmonë, dhe do të qëndrojë gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, shkruan Begaj/abcnews.al

