Dita e parë e shkollës, Kylie Jenner ndan videon e ëmbël të vajzës

schedule09:23 - 1 Tetor, 2020

schedule 09:23 - 1 Tetor, 2020

Kylie Jenner ka treguar gjithmonë raportin e ngushtë që ka me të bijën Stormi. Ditën e djeshme, ylli televiziv postoi në rrjete sociale një foto të ditës së parë së shkollës së vogëlushes. Ndërsa dy-vjeçarja po vijon kopshtin në shtëpi për shkak të pandemisë, kjo nuk e ndaloi yllin televiziv të ndante një video të vogëlushes me një veshje të bukur.

Dhe duket se Stormi ishte më se e lumtur të pozonte për disa çaste ndërsa tregoi çantën e shpinës rozë. ‘Dita e parë e shkollës në shtëpi!’, shkroi Kylie krahas postimit. Disa orë më vonë, ajo më pas postoi një video të Stormi-t që shihej e emocionuar dhe e lumtur ndërsa mami dhe babai i saj Travis Scott e ndihmuan atë në ditën e saj të parë në shkollë.

 

View this post on Instagram

 

first day of schooooool 🖤📝

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on

Kujtojmë që Kylie dhe Travis Scott i dhanë fund lidhjes dy vjeçare në Tetor të vitit që shkoi, por ruajnë një rapor të mirë me njëri-tjetrit prej vogëlushes Stormi. Kujtojmë që Kylie së fundmi zbuloi një tatuazh të vogël që i kushtohet vajzës së saj. xh.d/abcnews.al

Dita e parë e shkollës në shtëpi të Stormit