Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e Mësuesit, Rama uron 7 Marsin ndan foto nga Manastiri: Të kujtojmë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

schedule08:36 - 7 Mars, 2026

schedule 08:36 - 7 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga një takim me nxënës nga Manastiri.

“MIRËMËNGJES dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan ai.

Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të mësuesve për kontributin e tyre në arsimimin dhe formimin e brezave të rinj. Kjo festë shënohet në të gjitha shkollat dhe universitetet me aktivitete, koncerte dhe programe festive.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!