Dita e medias, reagon gazetari malazez Ivanoviç

schedule16:01 - 9 Nëntor, 2017

schedule 16:01 - 9 Nëntor, 2017

Në vijim të panelit me gazetarët për ditën ndërkombëtare të medias, gazetari malazez Zeljko Ivanoviç bëri një deklaratë të fortë. Ai e cilësoi si skandaloz fjalimin e kryeministrit Edi Rama. Gazetari i “Vijesti” u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare foli siç do të fliste Aleksander Vuçiç dhe Presidenti i Shtetve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. “ U ndjeva totalisht i sulmuar” ka deklaruar Ivanoviç, i cili gjithashtu u shpreh se: “Media duhet të jetë e besueshme. Media është e besueshme. Problemi ka të bëjë me politikanët”. Psh: tha gazetari malazez në Malte ndodhi një vrasje, këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje. Kryeministri atje, prej vitesh i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri dhe më në fund ajo u ekzekutua nga mafia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!