Dita e lidereve, Rejana shpërthen në lot, Kristina e quan neglizhente

schedule18:56 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 18:56 - 3 Dhjetor, 2021

Vetëm 24 orë na ndajnë nga spektakli i madh “T’ka mami yll”. Edhe pikërisht sot është dita e lidereve. Skuadra e kuqe me në krye Kristinën dhe skuadra blu me në krye Alvën janë marrë në pyetje. Ka qenë Kristina, ajo që ka pasur probleme me grupin e saj pasi janë shprehur se nuk janë përgatitur për të shtunën.

Nga ana tjetër konkurentët nuk e kanë pranuar, ka qenë Rejana që ka kundërshtuar deri sa debate ka devijuar në lot. “Unë nuk e pranoj që jam neglizhente, e mban mend shumë mirë Kristina se sa herë jam çuar. Se jam ngrit 100 herë se kur lodhet njeriu ulet pak, po ti as këtë nuk të lë”, tha Rejana me lot në sy.

Ndërsa skuadra blu, përveç Mikeles, të tjerët kanë qenë shumë të kënaqur me Alvën. Kjo e fundit ka deklaruar se po jep shpirtin për grupin, pasi ky është pasioni e saj.

/abcnews.al