Dita e librit/ Lexojmë letërsi shqipe të huaj, të moshuarit duan klasiket

schedule15:48 - 23 Prill, 2024

schedule 15:48 - 23 Prill, 2024

Në ditën botërore të Librit, Enver Parllaku zgjodhi të blinte disa libra në një nga libraritë e kryeqytetit. 67 vjecari jeton prej 20 vitesh në SHBA dhe sa herë që viziton Shqipërinë, merr me vete libra shqip.

“Vi dy herë në vit dhe marr libra për niperit qe kam ketu dhe ata në Amerikë.

Pasionin e tij për librin ish mësuesi nga Kukësi mundohet ta transmetojë jo vetëm tek nipërit dhe mbesat, por edhe tek fëmijët e komunitetit shqiptar ku jeton në Filadelfia.

“Marr sasi të madhe librash, marr edhe abetare per shkollen shqipe atje. Dhurata me e madhe jane dy gjera kur u cojme ndonje kostum me shqiponjen dhe librat.”

67 vjecari preferon zhanre të ndryshme të librit, por një vend të veçantë për të zënë autorët shqiptarë.

“Pasuria me e madhe ne jete është libri. Sa me shumë libra të lexosh aq më shumë dritare janë në jetë. Më pëleqejnë shumd librat shkencore, por edhe romanet. Kohet e fundit kam nisur te lexoj edhe librat e politikaneve. Ismail Kadare, Agolli janë krenari.”

Libri konsiderohet si miku me i mirë. Për lexuesit më të moshuar, të cilët libri i ka shoqëruar gjithë jetën, sfidë mbetet afrimi i të vegjëlve me librin, ndikuar nga teknkologjia.

“Me terheqin veprat historike, prozat e shkurtra por edhe romanet, keto te fundit i kam marre. E kemi veshtire t’ua transmetojmë nipërve dhe mbesave. Une po blej libra më shumë jo vetëm për të lexuar, por edhe për të joshur ata, ju them ja kjo është biblioteka e gjyshit.”

Arta Topuzi shitëse në librari tregon se preferencat e lexuesve ndryshojmë sipas grupmoshave. Më të moshuarit vijojnë të preferojnë letërsinë klasike, ndërsa të rinjtë janë të fokusuar në një tjetër drejtim.

“Të rinjtë i shoh të drejtuar te librat e zhvillimit personal.”

Vitet e fundit të rinjtë po preferojnë të lexojnë gjithnjë edhe më shumë libra në gjuhë të huaj.

“E kërkojnë librin në shqip, por nëse është në anglisht e marrin ne anglisht e duan ne origjinal.”

Shtëpitë botuese në fokus të botimeve të tyrë kanë letërsinë shqipe.

“Ne veçanti për letërsinë shqipe, tregojmë kujdes që të sjellim botime të reja. Por përvec letërsisë shqipe i kushtojme vemendje letersise se huaj dhe mundohemi te zgjedhim librat me te mire. Por dhe libra nga autore shqiptarë, te shkences, jetes, psikologjise dhe kemi botime te tilla.”

Botuesit pranojnë rritjen e çmimit të librit, ndikuar nga krizat e viteve të fundit në botë.

“Sidomos me krizën e vitit 2020 u krijua nje mangesi e letres ne treg, cmimet do vine duke u rritur fatkeqesisht”

Dita botërore e librit festohet çdo vit në 23 prill. Kjo ditë i kushtohet letërsisë në të gjitha format dhe promovimikt të kënaqësisë së leximit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!