“Dita e Kukuvajkës”, shqipëruesi: Mafia është konsideruar si dashakeqësi për të dëmtuar imazhin e italianëve

schedule10:10 - 28 Mars, 2023

schedule 10:10 - 28 Mars, 2023

“Dita e kukuvajkës” është romani më i ri i shqipëruar nga Edon Qesari, kërkues shkencor pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.

I shkruar nga shkrimtari i njohur italian, Leonardo Sciascia, ky libër tashmë gjendet në çdo librari dhe vetë shqipëruesi ka ndarë detaje në studion e “ABC së Mëngjesit”.

Qesari e ka konsideruar si romanin e parë që shkon edhe përtej kufijve kulturor të Italisë, ku mafia shfaqet si organizatë kriminale, si prani kriminale në një territor të caktuar dhe si një ndërhyrje konstante në një politikë.

Ky është romani i parë që shkon madje edhe përtej kufijve kulturor të Italisë, ku mafia shfaqet si organizatë kriminale dhe mafia si prani kriminale në një territor të caktuar dhe mafia si një ndërhyrje konstante në një politikë bërje në çështjet publike përmendet për herë të parë dhe në mënyrë goxha thumbuese.

Në libër t’i kupton Italinë e atyre viteve dhe disa viteve më vonë. Mos të harrojmë që në vitet ’60, ende mafia nuk ishte në qendër të një përpjekje të shtetit italian për ta luftuar atë. Janë vitet në të cilat, koncepti i mafias apo ekzistenca konsiderohet një fiksion, le të themi i mediave. Ka nga ata që bërtasin duke thënë se përmendja e mafias është një dashakeqësi për të dëmtuar imazhin e italianëve nëpër botë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!