Dita e kujtesës, britanikë e gjermanë kujtojnë të rënët e Komonuellthit

schedule16:28 - 12 Nëntor, 2023

schedule 16:28 - 12 Nëntor, 2023

Në luftë ishin kundër njëri tjetrit, këtë të diel në Tiranë u bënë bashkë.

Anglezë dhe  Gjermanë  në ditën e kujtesës u takuan në  memorialin e të rënëve Komonuellthit  pranë parkut të liqenit artificial.

Qëllimi ishte të kujtonin të rënët në beteja  dhe konflikte në të gjithë botën.

Në nderim të tyre mbajtën një minutë heshtje.

Ambasadori Britanik mesazhin e dha përmes vargjeve të  poezisë së polakes  fituese të Nobelit për Letërsinë  Wislawa  Szymborska  “Fillimi dhe fundi”

“Pas çdo lufte dikush duhet të pastrojë. Gjërat nuk do drejtohen vetë, në fund të fundit. dikush duhet të shtyjë rrënojat  në anë të rrugës, që vagonët e mbushur me kufoma mund të kalojnë”, u shpreh ai.

Ambasadori gjerman apeloi jo vetëm për të mos harruar të kaluarën,  por dhe për të reflektuar për të tashmen.

“Dita e sotme përkujtimore është një ditë e përkujtimit të heshtur të të gjitha viktimave të luftës dhe dhunës. Është në të njëjtën kohë një ditë reflektimi se si reagojmë ndaj luftës, dhunës dhe terrorit sot, çfarë mund të bëjmë dhe çfarë ne janë të gatshëm të bëjnë sot për paqen, lirinë e drejtësinë.  Pra, kjo nuk është vetëm një traditë, por edhe një përgjigje për pyetjet që janë po aq të rëndësishme sa ishin më shumë se njëqind vjet më pare”.

Ndërsa rivalët e dikurshëm, anglezë e gjermanë, kujtuan  të  rënët në luftë rreth  200 metra larg këtij memoriali,  në varrezat e dëshmorëve të kombit,  kurora me lule munguan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!