Dita e katërt e inkursionit ukrainas në Kursk, raportohet për viktima dhe kamionë të djegur

schedule12:44 - 9 Gusht, 2024

schedule 12:44 - 9 Gusht, 2024

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se forcat e saj vazhdojnë të zmbrapsin forcat ukrainase për të depërtuar në rajonin e Kursk. Forcat ruse kanë luftuar me trupat ukrainase për të katërtën ditë pasi ukrainasit kaluan kufirin rus të martën.

Rajoni i Lipetsk i Rusisë u godit gjithashtu nga një sulm “masiv” ukrainas me dron, sipas guvernatorit të tij, pasi ofensiva ndërkufitare e Ukrainës në Rusi nuk tregon asnjë shenjë tërheqjeje.

Të paktën nëntë persona u plagosën në sulmin, i cili dëmtoi infrastrukturën energjetike dhe detyroi evakuimin e përkohshëm të banorëve në disa zona. Por sipas një video, të publikuar sot shihe një kolonë kamionësh ushtarakë rusë të djegur përgjatë një autostrade në rajonin e Kursk.

Rreth 15 kamionë shihen në video, duke përfshirë një me shenjën Z ​​të përdorur nga Rusia si simbol i “operacionit të saj special ushtarak” në Ukrainë.

Në një video që ai ka publikuar, brenda kamionëve shihen ushtarë të vdekur. Burime të tjera pranë Ukrainës thonë se rreth 50 ushtarë rusë iu dorëzuan ukrainasve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!