Ky 8 mars i ka gjetur disa prej grave Ruse duke u stërvitur në mënyrë që të jenë gati të luftojnë për atdheun në çdo moment. Që prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë janë shtuar vajzat dhe gratë që kanë zgjedhur të marrin mësime ushtarake.
Sipas Moskës ky program nuk ka për qëllim që të përfshijë gratë në luftën kundër Ukrainës, por synon thjesht që të forcojë shpirtin patriotik të popullit. Presidenti Rus Vladimir Putin ka shprehur ditën e sotme edhe mirënjohjen e tij për gratë që kanë humbur jetën në detyrë duke mbrojtur atdheun.
Në ditën ndërkombëtare të Gruas, Presidenti Rus Vladimir Putin u shpreh se në këtë ditë ai bën homazhe për gratë që kanë humbur jetën në mbrojtje të atdhetut.
“Të dashura gra, nga zemra, ju uroj të gjitha të mirat në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Sot, dua t’u bëj homazhe grave ushtarake që kanë zgjedhur misionin më të lartë – mbrojtjen e atdheut. Trimëria juaj në njësitë ushtarake, apo qendrat shëndetësore në fushën e betejës ku shpëtoni jetën e ushtarëve tanë ka mahnitur edhe luftëtarët më të ashpër”
Këtë 8 mars presidenti Rus Vladimir Putin ka shpërndarë çmime për gratë e vendit të tij në profesione të ndryshme si në mësimdhënie, polici apo edhe në infermieri.
Në mesin e grave që u nderuan me çmime ishin edhe ata nga rajonet e pushtuara të Ukrainës.
/abcnews.al