Mediat dhe analistët britanikë janë të bindur se marrëveshja për Brexit e arritur mes kryeminsitres Theresa May dhe Brukselit nuk do të marrë miratimin e parlamentit britanik i cili do të votojë mbrëmjen e sotme.
Kemi për detyrë që të aktivizojmë Brexit, në të kundërt do të jetë një katastrofë për demokracinë. Paralajmërimi i Theresa May për deputetët e parlamentit britanik që në orën 21:00 të mbrëmjes së të martës do të votojnë për marrëveshjen me Brukselin, është përpjekja e fundit e kryeministres përballë një dështimi që tashmë duket i pashmangshëm. Përjashto ndonjë mrekulli, skenaret më të mundshme janë ai i mos votimit të marrëveshjes, apo ai i një marrëveshjeje të re, por dhe zgjedhje të parakohshme apo një referendum të dytë.
As letra e Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, përpjekja e fundit për të qetësuar situatën e pikave të ndalimit, mekanizmin e garancisë për kufijtë e hapur me Irlandën dhe Irlandën e Veriut, i cili është shumë i debatuar, nuk ka dhënë rezultat. Kryeministrja konservatore e prezantoi në dhomën e përbashkët si një dokument me vlerë ligjore, mbi vullnetin e Brukselit për të përcaktuar kornizën e marrëdhënieve të ardhshme tregtare me Londrën, brenda afatit të përfundimit të tranzicionit deri në 2020-n. Kjo në mënyrë që pikat e ndalimit të mos hyjnë asnjëherë në fuqi, vetëm në ndonjë rast të jashtëzakonshëm, por gjithësesi përkohësisht.
Por nuk bëhet fjalë për një kleçkë juridike të papranueshme, si e pranojnë dhe ata që vazhdojnë të kritikojnë marrëveshjen, qpfshin në partitë e opozitës apo në mazhorancë. Edhe vetë May pranoi se liderët e Bashkimit Europian nuk mund të lejonin çdo gjë: përfshirë këtu një datë skadence të saktë për këtë mekanizëm dhe as të drejtën e Mbretërisë së Bashkuar për të dalë në mënyrë të njëanshme.
Pikërisht si një muaj më parë, opozita vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen e arritur nga May duke filluar nga laburistët e Jeremy Corbin, të cilët janë të gatshëm për mocionin e votëbesimit në rast se marrëveshja nuk do të miratohet në parlament. Synimi i tyre është shpërndarja e Dhomës së Deputetëve e si pasojë zgjedhje dhe qeveri të re. Por pavarësisht çdo gjëje, kryeministrja Theresa May nuk pranon të dorëzohet duke u betuar se do ia dalë dhe përjashton në mënyrë absolute një plan B apo shtyrjen e datës për daljen nga Bashkimi Europian, e cila duhet të realizohet në 29 Mars të këtij viti./abcnews.al

