Në kazermën “Adem Jashari”, dyert janë hapur këtë të enjte për të gjithë qytetarët të cilët duan të shohin nga afër ushtrinë e Kosovës.
Kjo ditë është kthyer tashmë në një traditë, e pagëzuar si “Dita e Forcës”, ku ushtria pret qytetarët e saj.
Pjesë e ceremonisë kanë qenë edhe përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, si Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Sipas presidentes Osmani, ushtria e vendit është garanci për mbrojtjen e Kosovës. Më 14 dhjetor të 20218-ës, Kuvendi i Kosovës miratoj tri ligjet me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës: Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë.
Pas këtij vendimi, po në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt një ceremoni ku u prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës.
Në atë kohë, President i Kosovës ishte Hashim Thaci, Kryeministër Ramush Haradinaj dhe Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.
Po sot, në prag të 28 nëntorit, kreu i AAK Ramush Haradinaj, zhvilloi homazhe në Prekaz, në Kompleksin Memorial të familjes Jashari.
Haradinaj tha se vizita nuk është vetëm akt nderimi për veprën dhe sakrificën sublime të heronjve dhe dëshmorëve, por edhe një mesazh zotimi dhe vazhdimësie.
Nëntori shënon Pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës — të gjitha ngjarje që ndërtojnë themelet e identitetit dhe lirisë së shqiptarëve.

