Dita e dytë pa pacientë të intubuar nga COVID-19

schedule19:22 - 15 Maj, 2021

schedule 19:22 - 15 Maj, 2021

Për të dytën ditë radhazi në spitalet Covid nuk ka asnjë pacient të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 7 pacientë po trajtohen në terapi intensive, nga 83 që janë të shtruar gjithsej në këto spitale.

Betejën me Covid në 24 orët e fundit e kanë humbur 2 pacientë, nga Shkodra dhe Gjirokastra. Ndërsa janë shëruar nga covid 976 persona.

Numri i të infektuarve të rinj vijon të jetë i ulët. Vetëm 39 raste të reja u konfirmuan në 3400 testime të kryera për Covid.

8 prej tyre janë në Tirane, 4 në Shkodër dhe më pak raste kanë qytetet e tjera të vendit./ Abcnews.al