Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur sot takimet me përfaqësuesit e partive opozitare.
Takimin e parë, Lajçaku e ka nisur në selinë e PDK-së, ku është pritur nga kryetari, Memli Krasniqi, nënkryetarja e parë, Vlora Çitaku dhe sekretari i partisë, Bernard Nikaj.
Bëhet e ditur se Lajçaku gjatë ditës do të takohet edhe me zyrtarë të LDK-së e AAK-së.
Emisari Miroslav Lajçak një ditë më parë është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.
/kosovapress