I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po vazhdon ditën e dytë të vizitës në Kosovë.
Mëngjesin e kësaj të premteje, Escobar ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit, të dy zyrtarët do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat në Prishtinë.
. Më pas, në orën 10:20 ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në selinë e Qeverisë së Kosovës, për t’u takuar me Albin Kurtin, Escobar do të shkojë në orën 11.00.
Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen para ai qëndroi dy ditë në Beograd të Serbisë ku u takua me Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Escobar do të jetë i pranishëm në takimin e Kurtit dhe Vuçiç që pritet të mbahet ditën e nesërme në Ohër./abcnews.al