Ata s’mund të bëjnë pushim: Karantina në Tiranë, një “xhiro” me autobusin e posaçëm të personelit mjekësor

schedule13:58 - 14 Mars, 2020

schedule 13:58 - 14 Mars, 2020

Prej dy ditësh vijon të jetë i bllokuar qarkullimi në kryeqytet si masë parandaluse ndaj koronavirusit. Autobusët-urbanë janë të ndaluar për qytetarët, ndërkohë që një pjesë e tyre janë kthyer në mjet transporti vetëm për stafet mjekësore.

Gazetari Maksi Rama ishte në një lidhje direkte nga urbani i “Unazës”, i cili prej dy ditësh vijon me transportin e personeleve mjekësore në kryeqytet.

“Unë punoj infermiere në qendrën shëndetësore Farkë. Për autobusët i kemi pasur mirë. Paraqes mjetin e identifikimin dhe jam në rregull”, shprehet inferemierja për bc News.

Ndërkohë në urban janë respektuar edhe distancat mes personave, ndonëse nuk ka shumë fluks. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!