Ka nisur dita e dytë se seancës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ditën e djeshme folën Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa sot do të flasin avokatët mbrojtës të katër ish-krerëve të UÇK-së.
Trupi gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të bëhet më 11 prill 2023.
Sipas Gjykatës Speciale, 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.r.t/abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!