Këshilli Europian për krizën në veri: Të mbahen zgjedhje të reja, palët të vijojnë dialogun

schedule15:15 - 30 Qershor, 2023

schedule 15:15 - 30 Qershor, 2023

Këshilli Europian ka publikuar këtë të enjte miratimin  e konkluzioneve sa i përket zhvillimeve më të fundit në Ballkanin Perëndimor në kuadër të samitit dy ditor në Bruksel.

Vendet e Bashkimit Europian kanë paralajmëruar se dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet në komunat e veriut do të ketë pasoja negative ndërsa ripërsërisin thirrjne për mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe rikthim e palëve në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Këshilli Europian dënon incidentet në veri të Kosovës dhe bën thirrje për ulje të tensioneve në mënyrë të menjëhershme. Palët duhet të krijojnë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komuat e veriut të Kosovës. Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja negative. Eshtë thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe i udhëhequr nga Përfaqësuesi I Lartë të vijojë dhe të ketë zbatim sa më të shpejtë të Marrëveshjes dhe Aneksit të saj sa i përket normalizimit të marrdhënieve. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të komunuave me shumicë Serbe.”

Prej më shumë se një muaji fuqitë perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë duke paralajmëruar për sanksione nëse diçka e tillë nuk ndodh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!