Bruno Dita dhe Dejvi Bregu janë larguar nga Skënderbeu dhe kanë pasur vetëm fjalë të mira. Dy prej lojtarëve më të mirë të korçarëve do të nisin së shpejti eksperienca të reja.
Mesfushori do të transferohet te Shkëndija e Tetovës, klub me të cilin ka nënshkruar një para-kontratë prej pak kohësh. Për vlonjatin janë disa klube të interesuara dhe mbetet të shihet zgjedhja e tij.
Nga ana tjetër edhe Skënderbeu ka fjalë të mira për dy futbollistët, të cilëve u uron suksese në vazhdim: “Faleminderit Djema për kontributin tuaj dhe përfaqësimin me dinjitet të fanellës bardhekuqe. Iu urojmë shumë suksese në vazhdim”. /abcnews.al