Dita e Ashures/ Besimtarët bektashinj në Kryegjyshatën Botërore

schedule15:43 - 28 Korrik, 2023

schedule 15:43 - 28 Korrik, 2023

Dita e Ashures mblodhi në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë qindra besimtarë.

Një ceremoni  e posaçme u zhvillua në përkujtim të ngjarjes së  Qerbelasë ku Imam Hyseni dhe 72 dëshmorë u sakrifikuan për mbrojtjen e idealeve  të jetës.

Kryegjyshi  botëror bektashian ndau mesazhe paqe dhe bashkimi.

Besimtarët bektashianë  kujtojnë ngjarjen e rëndësishme në kalendarin e tyre  me ëmbëlsirën  e ashures që sipas besimit islam simbolizon  begatinë dhe unitetin./abcnews.al