Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures, një ditë e shenjtë dhe një ritual i veçantë qe shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Hysenit në Qerbela.
Në kryegjyshatën botërore të bektashinjve në Tiranë mbahen ceremonitë e rastit dhe ka një mesazh të posaçëm nga kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, përcolli një mesazh uniteti dhe bashkimi për të gjithë besimtarët.
“Është një ditë e veçantë për të gjithë bektashinjtë në të gjithë botën. Kuptim dhe domethënia e kësaj ëmbëlsire të përbotshme që shtëpia e çdo besimtari bektashi e bekon. Profeti na tregon që Muharremi është një muaj i shenjtë dhe si tillë, mëkatet e kryera gjatë Muharremit peshojnë shumë rëndë dhe veprat e mira shpërblehen më bujarisht”, është shprehur ai në mesazhin e dhënë në Ditën e Ashures.
/abcnews.al/