Dita e Alfabetit, politikanët evokojnë patriotet dhe apelojnë ruajtjen e shqipe

schedule16:50 - 22 Nëntor, 2024

schedule 16:50 - 22 Nëntor, 2024

Në një kohë që Gjuha Shqipe po përballet çdo ditë me kërcënime nga plaftormat online por edhe gabimet drejtshkrimore, presidenti Bajram Begaj ka theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së saj ndër breza.

Gjatë një takime me nxënës, kreu i shtetit tha se Dita e Alfabetit, nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe por përkujtim i qendrës së gjuhës sonë ndër shekuj.

Ndërsa kryeministri Edi Rama zgjodhi disa vargje të risjella nga aktori Reshat Arbana për të përkujtuar 36 anëtarët e Kongresit të Manastirit.

Një mesazh urimi nuk mungoi as nga ambasada amerikanë  në Tiranë e cila shkruan se këtë të premte, Shqipëria nderon bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike.

Kjo ditë shënon 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standartizua alfabeti unik i gjuhës shqipe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!