Dita e 9-të e grevës së naftëtarëve në Ballsh, rëndohet gjendja shëndetësore e njërit prej tyre

schedule10:11 - 6 Tetor, 2020

schedule 10:11 - 6 Tetor, 2020

Është rënduar  gjendja e naftëtarëve në ditën e nëntë të grevës së urisë.

Mësohet se stafi mjekësor ka shkuar në mjediset e grevës.

Mjekët kërkojnë që një nga naftëtarët të dërgohet në spitalin e Ballshit pasi gjendja e tij paraqitet serioze.

Ndërkohë që grevistët thonë se ai nuk pranon të shkojë në spital.

Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tyre paraqitet problematike, pasi grevistët kanë shqetësime të shumta dhe duhet të ushqehen.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!