Dita e 20-të e luftës Rusi-Ukrainë, çfarë ka ndodhur deri më tani

schedule12:35 - 15 Mars, 2022

schedule 12:35 - 15 Mars, 2022

Ukraina është zgjuar në ditën e 20-të të pushtimit rus. Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës, shkruan The Guardian

Po çfarë ka ndodhur deri më tani?

Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.

-Dy shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin ukrainas Kiev para agimit të së martës. 2 persona humbën jetën

-Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymr Zelenskiy tha se lufta në Ukrainë ishte në një udhëkryq që mund të çonte në një marrëveshje në bisedimet me Rusinë ose një ofensivë të re ruse.

-Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të të gjithë territorit në rajonin jugor të Ukrainës Kherson

-Një këshilltar në qeverinë e Ukrainës thotë se lufta duhet të përfundojë deri në maj  sepse Rusisë do t’i mbarojnë burimet për të vazhduar pushtimin.

-Udhëheqësit e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të vizitojnë Kievin në një mision të Bashkimit Europian për të shprehur mbështetjen për Ukrainën

– Trupat ruse janë ende rreth 15 km (9 milje) nga qendra e Kievit, sipas një zyrtari amerikan

-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i bëri thirrje trupave rusë të dorëzohen.

-Presidenti amerikan Joe Biden pritet të udhëtojë në Europë për tu takuar me aleatët e NATO-s. Biden mund të takohet me udhëheqësit në Bruksel më 23 mars dhe më pas të udhëtojë në Poloni

-Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kanë vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë

-BE-ja ka miratuar një paketë të katërt sanksionesh, duke përfshirë  ngrirje të aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për Roman Abramovich.

-Boris Johnson i ka kërkuar perëndimit që t’i japë fund “varësisë”  ndaj energjisë ruse

-Pothuajse 89,000 britanike  do të strehojnë refugjatët ukrainas në shtëpitë e tyre

-Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder është takuar me pronarin e Chelsea FC Roman Abramovich në Moskë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!