Dita e 100-të e luftës, Zelensky: Fitorja do të jetë e jona

schedule13:55 - 3 Qershor, 2022

schedule 13:55 - 3 Qershor, 2022

Konflikti i armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e tij të 100-të duke lënë pas vetëm vdekje e shkatërrim. Megjithëse u konsiderua si një “operacion special” nga Rusia që do të zgjaste shumë pak, rezistenca ukrainase vijon të jetë e fortë dhe t’i shkaktojë dëme të mëdha ushtrisë pushtuese.

Ky moment historik i zymtë erdhi pasi Kievi njoftoi se Moska tani ka në kontroll një të pestën e territorit ukrainas, duke përfshirë Krimenë dhe pjesë të Donbasit që janë aneksuar në 2014. Pasi u tërhoqën nga kryeqyteti, trupat e Presidentit Vladimir Putin janë pozicionuar në Ukrainën lindore, duke rritur frikën se lufta mund të zgjatet.

Ndërkohë në një video-mesash për ditën e 100-të të luftës, presidenti i Ukrainës shihet i shoqëruar nga kryeministri i Ukrainës.

“Forcat e armatosura të Ukrainës janë gjithashtu këtu, njerëzit e kombit tonë janë këtu. Ne po mbrojmë Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi Ukrainës!,” tha Zelensky.

Lexo edhe: 100 ditë luftë, sulmet intesifikohen në lindje, Rusia tashmë ka në kontroll 20% të territorit të Ukrainës

Më 25 shkurt, një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj, presidenti postoi një video të ngjashme përpara zyrës presidenciale të Ukrainës, në qendër të kryeqytetit. Rikujtojmë se Zelensky refuzoi ofertën e Perëndimit për t’u evakuuar nga Kievi, duke thënë se kishte nevojë për armë dhe jo një shëtitje.

/abcnews.al