Dita Botërore e Zemrës, mjekët: Beni kontrolle periodike

schedule16:16 - 29 Shtator, 2022

schedule 16:16 - 29 Shtator, 2022

29 shtatori është Dita Botërore e Zemrës. Çdo vit, mbi 17.9 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet e kardiovaskulare, që përfaqëson 32% të të gjitha vdekjeve globale.

Mjekja kardiologe e spitalit Hygeia, Jorida Djamandi thotë se sëmundjet kardiovaskulare, janë shkaku i parë i vdekshmërisë në botë. Sipas saj është e nevojshme që në kuadër të kësaj dite njerëzit të ndërgjegjësohen për rrezikshmëritë që mund të kenë këto sëmundje.

“Dihet botërisht që sëmundjet kardivaskulare zënë vednin e parë për vdekshmërinë. Kjo ditë celebrohet për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Një në dy shqiptarë dhe një dy persona në botë nuk e dinë që kanë një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare”.

Ajo ka disa këshilla se si mund të mbroni zemrën tuaj.

“Roli i mjekut qëndron në ndërgjegjësimin e njerëzve. Duke pasur një dietë të shëndetshme”.

Spitali Hygeia ofron paketën e kontrollit të zemrës me çmim preferencial. Në paketë përfshihen 4 ekzaminime bazë të cilat ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!