Dita Botërore e Sindromës Down, mesazh sensibilizues nga kombëtarja kuqezi

schedule21:58 - 21 Mars, 2021

schedule 21:58 - 21 Mars, 2021

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për tre ndeshjet e fundit të marsit: miqësoren kundër Andorrës (25 mars) dhe dy takimet e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 kundër Anglisë (28 mars) dhe San Marinos (31 mars).

Nga Barcelona ku janë grumbulluar, kuqezinjtë kanë dhënë një mesazh sensibilizues në Ditën Botërore të Sindromës Down. “Ne sot qëndrojmë për lojën korrekte, ne qëndrojmë për shanse të drejta dhe të barabarta“, lexohet në banderolën e shpalosur.

Dy zv.trajnerët e Kombëtares, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi kishin gjithashtu një mesazh për të gjithë tifozët e veçantë të Shqipërisë së futbollit. “Ne e dimë që kemi shumë tifozë me 47 kromozome. Ne e dimë që shumë prej vogëlushëve me sindromën Down e kanë pasion futbollin.

Ne sot duam që ata dhe prindërit e tyre të dinë që ne jemi tifozët më të zjarrtë të arritjeve të tyre, të vogla apo të mëdha qofshin ato, dhe që mbështesim kërkesat e tyre për një jetë gjithëpërfshirëse dhe me shanse të barabarta“, deklaruan dy ndihmësit e trajnerit Reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!