Sot në Ditën Botërore të Mjedist, ambientalisti Lavdosh Ferruni ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për sfidat me të cilat po përballet vendi si pasojë e forcës shkatërrimtare të natyrës. Ai u shpreh se ndërgjegjësimi në komunitet për mbrojtjen e mjedist është rritur ndjeshëm, por nga ana tjetër e konsideroi të papranueshme babëzinë e bizneseve, sidomos dhe ndaj zonave të mbrojtura.
“Po, mendoj që njerëzit në kohën e sotme falë informacionit nga teknologjia që aplikohet dhe nga të rinjtë, ngërgjegjësimi është më i madh. Nëse vijmë tek bizneset agresiviteti i tyre ndoshta është më i madh ndaj mjedisit se çfarë mund të ketë qenë në të kaluarën. Është e papranueshme që kjo që po ndodh në Shqipëri ku në çdo përrua apo lum të ndërpritet vija e tij, është një babëzi që nuk ka asnjë sens të dashamirësisë për mjedisin.
Fakti që agresiviteti është prezent dhe në zonat e mbrojtura në Shqipëri, pasi në këto vende dhe për një studim shkencor duhet të marrësh leje, ndërkohë që shkon skavatori dhe merr ujin pavarësisht nga banoprët që vuajnë nga mungesa e ujity dhe e devijojnë e çojnë ku të duan. Kemi dy anë, një më të ndjeshme të komunitetit dhe një situatë ku biznesi është më agresiv.“, tha ambientalisti.
Më tej, duke komentuar uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në vend gjatë periudhës së karantinimit, Ferruni u shpreh: “Ka ndikuar dhe kjo është vërtetuar dhe globalisht dhe në parametra sasiorë të emetimeve të gazeve të ndryshëm, janë reduktuar është arritur objektivi në kuptimin për këtë periudhë kohore.
Por e gjithë sfida është se a do të ketë një konsistencë të këtyre uljeve të emetimeve apo thjesht për një periudhë dhe njerëzit me zor presin që të kalojnë tek ai sistemi i emetimeve pa kufij, pa konsideruar efektet afatgjata të kësaj ndotjeje. Kjo është sfida që njerëzimi po përballet.“, u shpreh ndër të tjera ai. /abcnews.al