Dita Botërore e Diabetit, Spitali Amerikan ofron paketën diagnostikuese, mjeket ndajnë detajet e rëndësishme

schedule09:02 - 14 Nëntor, 2022

schedule 09:02 - 14 Nëntor, 2022

Sot është Dita Botërore e Diabetit dhe Spitali Amerikan ofron një paketë diagnostikuese. Tema e këtij viti lidhet me retinopatinë dhe shenjat e saj.

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, mjekja endrokrinologe, Dr. Etleva Gjoshe dhe Dr. Teuta Haveri, shefe e shërbimit të Klinikës së Okulistikës në Spitalin Amerikan 1, kanë folur lidhur me këtë ditë dhe simptomat kryesore të diabetit. Ato gjithashtu kanë shpjeguar se çfarë është retinopatia diabetike, duke i bërë një apel të gjithë diabetikëve të bëjnë “chek up” një herë në 6 muaj.

Ideja është që simptomat kryesore të diabetit shfaqen në fakt kur vlerat janë tepër të larta. Mund të ngatërrohen edhe me patologji të tjera. Në shumicën e rasteve mund të drejtohen për infeksione urinare për hatër të urimit të shpeshtë apo problemeve që mund të kenë. Ka raste që tharja e gojës mund të justifikohet vetëm me faktin që janë të lodhur, janë të ngarkuar, merren me diçka, apo është kohë e ngrohtë që mund ta justifikojnë. Ideja është e gjitha te ‘chek up’ që duhet bërë dhe duhet marrë seriozisht. Pavarësisht se ka qenë një fushatë shumë e gjërë e ‘chek up’ që janë bërë dhe shumë pacient janë diagnostifikuar edhe në fillimet e diabetit, atë që ne e quajmë prediabet dhe pacientët e konsiderojnë diabet të fshehtë. Në fakt nuk është i fshehtë, thjesht ata e kanë zbuluar me vonesë”, u shpreh Gjoshe.

“Retinopatia diabetike është një ndër komplikacionet më të rënda të diabetit dhe mbetet akoma sot e kësaj dite shkaku numër një i verbërisë të parandalueshme në shkallë botërore. Kështu që me rastin e ditës botërore të diabetit, ne menduam që është e rëndësishme të bëjmë një apel, jo vetëm për zbulimin e hershëm të sëmundjes së diabetit, por edhe për të tërhequr vëmendjen se sa e rëndësishme është që për një diabetik, që në momentin që diagnostifokohet me sëmundjen e diabetit, duhet të paraqitet për të kryer një vizitë te mjeku okulist, për të bërë ekzaminimin e detajuar të retinës, në të cilën mund të fillojnë heshturazi dëmtime të diabetit. Dimë që nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të jenë shkaku i fillimit të gjithë mekanizmit drejtues të enëve të gjakut kudo në trup, midis tyre dhe enëve të gjakut të syrit. Çfarë ndodh? Këto enë gjaku, pra arteriet, kapilarët, damarët e vegjël, në brendësi të syrit në ndikimin e niveleve të larta konstante të sheqerit bëhen me pore. Nëpërmjet tyre, elementet e gjakut, qelizat dhe yndyrat, grumbullohen në qendër të shikimit, edhe shkaktojnë ulje të pamjes. Në momentin e parë, këto fenomene mund të jenë të pakta si në shtrirje dhe mund të mos japin prekje të shikimit, por nëse kapen në këtë stad, ato kurohen me lehtësi dhe nuk lejohen të avancojnë, të cilat janë edhe më të vështira për t’u trajtuar, por edhe më pak rezultative për pacientin. Pra, është e rëndësishme që diabetikët një herë në gjashtë muaj, sikur se bëjnë kontrollin e detyrueshëm te mjeku endrokrinolog, edhe te mjeku i syve duhet të bëjnë kontrollin e detyrueshëm një herë në gjashtë muaj”, tha Haveri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!