Banorët e Unazës së re kanë vazhduar të protestojnë edhe në orët e mbrëmjes së të martës. Ata kanë bllokuar për rreth dy orë qarkullimin e automjeteve në rrugë. Protestuesit kanë përsëritur se nuk do të tërhiqen dhe se ata që takojnë kryebashkiakun Erion Veliaj, nuk i përfaqësojnë.
Ata i kanë drejtuar disa thirrje edhe kreut të Bashkisë që të shkojë aty dhe të takojë banorët e vërtetë të unazës së re- janë shprehur ata. Protesta është paralajmëruar që të vazhdojë edhe ditën e mërkurë. /abcnews.al

