Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli Kampionatin Europian, duke marrë dy fitore radhazi dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina.
Në çerekfinale, Distria ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz, me teknikën e njohur si Osaekomi.
Pas kësaj fitore, xhudistja dardane ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Ariane Toro Soler nga Spanja./ h.ll/abcnews.al