Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar në finalen e madhe në Kampionatin Europian të xhudos që po mbahet në Montepellier të Francës.
Distria ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi tashmë është në finale. Pejania arriti në finalen e madhe pasi në gjysmëfinale mposhti në kohën shtesë italianen Odette Giuffrida.
Në finale, Distria do të ndeshet me Amandine Buchard të Francës. Në garë është edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë ku lufton në repesazh për medaljen e bronztë./h.ll/abcnews.al