Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, Osmani: Fytyra e shtetit tonë, nderi dhe krenaria

schedule22:02 - 28 Janar, 2022

schedule 22:02 - 28 Janar, 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas triumfit të Distria Krasniqit e cila rrëmbeu medaljen e artë në Portugali.

Osmani shprehet se është krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare duke nderuar veten dhe Kosovën.

“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë.  Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin.

Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria!  I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme”, shkruan Vjosa Osmani. /abcnews.al