Distancimi social mes tifozëve i pamundur, në Spanjë ultrasit e teprojnë

schedule08:31 - 12 Korrik, 2020

schedule 08:31 - 12 Korrik, 2020

Ekipi i Cadiz militon në ligën e dytë spanjolle dhe kanë plot 15 vite që nuk luajnë në La Liga. Ky mesa duket  është viti i duhur për ta për t’u rikthyer mes më të mirëve, pasi aktualisht ata ndodhen në vendin e parë të renditjes, kur kanë mbetur dhe tre ndeshje nga fundi i kampionatit.

Cadizit i mjaftonte vetëm një pikë në ndeshjen e djeshme në shtëpi kundër Fuenlabradës për të siguruar matematikisht ngjitjen një kategori më sipër, por të besuarit e Alvaro Cerverës nuk e arritën dot diçka të tillë. Madje vendasit ditën e djeshme kishin dhe mbështetjen e tifozëve, të cilët ishin të shumtë në numër para stadiumit ‘’Ramon de Carranza’’.

Ata ishin mbledhur për të festuar rikthimin në La Liga, por festa u shty për në ndeshjen e radhës. Përpos takimit, ajo çka u vë në qenër të vëmendjes nga mediat spanjolle ishte mosrespektimi i distancimit social nga tifozët vendas. Në rajonin e Cadizit janë 46 raste aktive me Covid-19 dhe grumbullimet masive si ato të djeshmet rrezikojnë përhapjen e virusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!